Support TIME. Preserve the truth.
football

UEFA with multiple penalties against Serbia

Serbia

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për shkelje të shumta në ndeshjet e kaluara të Ligës së Kombeve. Ndër të tjera nga huliganët serbë ishte shpalosur edhe një baner në përkrahje të kriminelit Ratko Mladiq.

Shkeljet e Federatës së Futbollit të Serbisë janë evidentuar në ndeshjen me Greqinë dhe dy ndeshjet me Holandën.

Serbia është dënuar që ndeshjen e ardhshme, ndaj Gjermanisë, ta luajë pa shikues. Por megjithatë do të lejohen fëmijët në stadium, ndërsa do të jenë edhe 2000 tifozë gjermanë.

Por dënimet ndaj federatës serbe nuk përfundojnë me zhvillimin e një ndeshje pa shikues. Federata serbe është gjobitur për shkeljet në ndeshjet në shtëpi ndaj Greqisë dhe Holandës me 50 mijë euro për sjellje diskriminuese, me 22 mijë e 500 euro për mesazhe të papërshtatshme, me 2000 euro për mjete piroteknike dhe me 15 mijë euro për hyrje në terren. 

Për ndeshjen në udhëtim ndaj Holandës, serbët janë gjobitur me 20 mijë euro për sjellje raciste dhe me 20 mijë të tjera për transmetim të mesazheve të papërshtatshme.