Support TIME. Preserve the truth.
football

UEFA mentions Uka in the team presentation

uefa

Të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për edicionin e ri të fazës së ligës në Champions te futbollistet. 

Austria Vjena do të jetë prej skuadrave që do të debutojnë në garën elitare për klube, ndërsa Modesta Uka është prej lojtareve më të mira tek Austria. 

Reprezentuesja e Kosovës është veçuar edhe nga UEFA në njoftimin për shortin që u tërhoq të premten. 

“Në edicionin e kaluar, Austria Vjena e ndali dominimin prej 10 titujve rresht në Austri nga St. Polteni, duke i fituar dy trofetë kryesorë. Kjo skuadër siguroi debutimin në fazën e ligës pasi e eliminoi çerekfinalistin e edicionit 2023/24, Brannin, me ‘hat-trickun’ e Modesta Ukës në ndeshjen kthyese në shtëpi”, ka shkruar UEFA të premten. 

Austria Vjena në Champions ndeshjet në shtëpi do t’i ketë ndaj Bayern Munichut, Juventusit dhe Interit. Ndërkohë, në udhëtim luan te Chelsea dhe Manchester City në Angli, dhe në Portugali te Benfica.