---
description: UEFA e ka dënuar FFK-në për shkeljet e bëra gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë. FFK-ja është dënuar me 35 mijë euro gjithsej.
title: UEFA dënon Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/30/dc9e319b-0a69-42cf-83c0-a3aa89c02da1.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# UEFA dënon Kosovën për shkeljet në ndeshjen në Vjenë

![ks](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/dc9e319b-0a69-42cf-83c0-a3aa89c02da1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 tetor 2026 18:32
- Shpërndaje në:

* 9 tetor 2026 18:32
* Shpërndaje në:

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës për shkeljet e bëra në ndeshjen mes Austrisë dhe Kosovës, të zhvilluar në Vjenë më 27 shtator.

Vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s është publikuar të premten pasdite.

Atë ndeshje të Ligës së Kombeve e fitoi Austria me rezultatin 3:1, ndërsa ndaj FFK-së ishin dy akuza. E para kishte të bënte me transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarjet sportive dhe e dyta për sjellje raciste apo diskriminuese.

Dhe për të dy akuzat FFK-ja është shpallur fajtore.

“Federata e Futbollit e Kosovës gjobitet me 15 mijë euro për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, shkruan në vendim. 

Por ky nuk është dënimi i vetëm.

[Edhe ![UEFA sqaron për KOHËN pse e dha dënimin më të rëndë për Kosovën](https://resources.koha.net/images/2026/November/20/4db96f40-62b2-4e0c-9518-fc467fa617aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 20 nën 2026 UEFA sqaron për KOHËN pse e dha dënimin më të rëndë për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/uefa-sqaron-per-kohen-pse-dha-denimin-me-te-rende-per-kosoven)

“Federata e Futbollit e Kosovës gjobitet me 20 mijë euro dhe vendosjen e një mase kufizuese të plotë për shitjen e biletave për tifozët e saj për një ndeshje si mysafire, në kuadër të garave të ekipeve përfaqësuese të UEFA-s, për shkak të sjelljes raciste ose diskriminuese të tifozëve të saj”.

Kufizimi për shitje të biletave për ndeshjen e Kosovës si mysafire është me kusht, për periudhë dyvjeçare. 

Në Vjenë, Kosova kishte përkrahje të madhe nga tribunat. Ka pasur thirrje dhe banerë të ndryshëm në përkrahje të Kosovës. Dhe UEFA ka vlerësuar se janë shkelur rregulloret e saj.

[#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#Austria](https://www.koha.net/tag/austria)

Artikuj të ngjashëm

- [![UEFA e dënon rëndë Kosovën](https://resources.koha.net/images/2026/November/19/764ca050-b458-4bb8-b51b-44079356b96d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 19 nën 2026 UEFA e dënon rëndë Kosovën](https://www.koha.net/futboll/uefa-e-denon-rende-kosoven)
- [![Për çka u dënuan nga UEFA federatat e tjera?](https://resources.koha.net/images/2026/November/20/9e3bceda-839d-4cdf-aead-cf90dd3addf2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 20 nën 2026 Për çka u dënuan nga UEFA federatat e tjera?](https://www.koha.net/futboll/per-cka-udenuan-nga-uefa-federatat-tjera)
- [![S’lejohen as tifozë gjermanë në Beograd](https://resources.koha.net/images/2026/October/22/2ffb2f66-59bf-4f4c-8806-613382333c82.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 22 tet 2026 S’lejohen as tifozë gjermanë në Beograd](https://www.koha.net/futboll/slejohen-as-tifoze-gjermane-ne-beograd)
- [![Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2027](https://resources.koha.net/images/2026/October/13/9f4fd2ad-95c8-4306-ac65-2a521decd184.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 tet 2026 Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2027](https://www.koha.net/futboll/shuhet-endrra-e-kosoves-per-boterorin-2027)

[Botë.]() [Sanchezi këmbëngul se do të fitojë, përkundër sondazheve](https://www.koha.net/bote/sanchezi-kembengul-se-do-te-fitoje-perkunder-sondazheve)

[Arbëri.]() [Andoni: Kosovën e duan si një lloj Tajvani brenda Evropës](https://www.koha.net/arberi/andoni-kosoven-e-duan-si-nje-lloj-tajvani-brenda-evropes)

[Futboll.]() [Nottinghami e thellon krizën e Chelseat](https://www.koha.net/futboll/nottinghami-e-thellon-krizen-e-chelseat)

[Lifestyle.]() [Çaji më i mirë për të lehtësuar fryrjen e barkut](https://www.koha.net/lifestyle/caji-me-i-mire-per-te-lehtesuar-fryrjen-e-barkut)

[Kulturë.]() [NEWBORN-i bëhet kuqezi në prag të 28 Nëntorit](https://www.koha.net/kulture/newborn-i-behet-kuqezi-ne-prag-te-28-nentorit)

[Botë.]() [Lukashenko: Sipas logjikës së Putinit, Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë](https://www.koha.net/bote/lukashenko-sipas-logjikes-se-putinit-rusia-duhet-ti-kthehet-mongolise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"UEFA dënon Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/uefa-denon-kosoven","datePublished":"2026-10-09T18:32:22+02:00","dateModified":"2026-10-09T18:42:20+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":259,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"UEFA e ka dënuar FFK-në për shkeljet e bëra gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë. FFK-ja është dënuar me 35 mijë euro gjithsej.","url":"https://www.koha.net/futboll/uefa-denon-kosoven","keywords":"Kosova, Austria","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/30/dc9e319b-0a69-42cf-83c0-a3aa89c02da1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
