---
description: Anglia e ka tejkaluar dëshpërimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ka bërë hap të rëndësishëm para me paraqitjet në Ligën e Kombeve. Kështu ka
title: "Tuchel: Anglia e ka lënë prapa dëshpërimin e Botërorit"
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/16/2ff3b63e-73dd-42fc-a1b7-8523d5f7b320.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Tuchel: Anglia e ka lënë prapa dëshpërimin e Botërorit

![Thomas Tuchel](https://resources.koha.net/images/2024/October/16/2ff3b63e-73dd-42fc-a1b7-8523d5f7b320.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 tetor 2026 12:19
- Shpërndaje në:

- 7 tetor 2026 12:19
- Shpërndaje në:

Anglia e ka tejkaluar dëshpërimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ka bërë hap të rëndësishëm para me paraqitjet në Ligën e Kombeve. Kështu ka thënë selektori i Anglisë, Thomas Tuchel.

Pasi pësoi 3:2 nga Spanja në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, Anglia u përgjigj me fitore në shtëpi dhe në udhëtim ndaj Çekisë dhe me fitoren 7:0 ndaj Kroacisë. Ka shënuar 14 gola në katër ndeshjet e këtij grumbullimi.

Tucheli vazhdon të përballet me pyetje për humbjen 2:1 të Anglisë në gjysmëfinale nga Argjentina. 

“Mendoj se është e domosdoshme të ecim para”, ka thënë Tuchel pas fitores 3:0 ndaj Çekisë, të martën mbrëma.

“Mund të përsëris se nuk jemi eliminuar në fazën grupore të Botërorit. Ndonjëherë ndihet ashtu, por nuk jemi eliminuar. Ka pasur kritika dhe skepticizëm përreth, por kam thënë se nuk duhet të fillojmë nga fillimi pasi mund të ndërtojmë nga ajo që kemi arritur së bashku. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë në Botëror”.

[Edhe ![Tucheli i gëzohet rezultatit më të mirë si selektor i Anglisë](https://resources.koha.net/images/2026/November/16/01e4ec42-4f6f-451e-ba8a-5f0910d0f10e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 nën 2026 Tucheli i gëzohet rezultatit më të mirë si selektor i Anglisë](https://www.koha.net/futboll/tucheli-i-gezohet-rezultatit-me-te-mire-si-selektor-i-anglise)

Sipas Tuchelit, Anglia e ka bërë hapin e radhës.

“Është gjithnjë me rëndësi të bëhet hapi i radhës. Përkushtimi i lojtarëve ishte në nivel të lartë dhe jam i lumtur që e kemi dëshmuar këtë në të gjitha katër ndeshjet”, ka theksuar tekniku gjerman.

[#Thomas Tuchel](https://www.koha.net/tag/thomas-tuchel) [#Kombetarja e Anglise](https://www.koha.net/tag/kombetarja-e-anglise) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Tuchel: Ishte një nga ndeshjet tona më të mira](https://resources.koha.net/images/2026/July/16/f302d454-963f-41c4-b236-0e4a57165825.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 16 kor 2026 Tuchel: Ishte një nga ndeshjet tona më të mira](https://www.koha.net/boterori-2026/tuchel-ishte-nje-nga-ndeshjet-tona-me-te-mira)
- [![Tucheli vlerëson “zemrën e Anglisë” që përballoi stuhinë meksikane](https://resources.koha.net/images/2026/July/06/e6859085-1335-469c-996b-f806c59ce20b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 6 kor 2026 Tucheli vlerëson “zemrën e Anglisë” që përballoi stuhinë meksikane](https://www.koha.net/boterori-2026/tucheli-vlereson-zemren-e-anglise-qe-perballi-stuhine-meksikane)
- [![Tuchel thotë se Anglia do të jetë gati për Botëror](https://resources.koha.net/images/2026/June/11/bc6db0ac-9d7a-4911-972d-26dc25fb0bb4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 11 qer 2026 Tuchel thotë se Anglia do të jetë gati për Botëror](https://www.koha.net/boterori-2026/tuchel-thote-se-anglia-do-te-jete-gati-per-boteror)
- [![Kane shkëlqen në fitoren bindëse të Anglisë](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/bde64970-86cf-4855-be56-160366b6541e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 tet 2026 Kane shkëlqen në fitoren bindëse të Anglisë](https://www.koha.net/futboll/kane-shkelqen-ne-fitoren-bindese-te-anglise)

[Botë.]() [Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit ndaj anijes luftarake ruse pranë Libisë](https://www.koha.net/bote/zelensky-konfirmon-se-ukraina-qendron-pas-sulmit-ndaj-anijes-luftarake-ruse-prane-libise)

[Lifestyle.]() [Rosalía e vlerëson Taylor Swiftin: Është mjeshtre e muzikës](https://www.koha.net/lifestyle/rosalia-vlereson-taylor-swiftin-eshte-mjeshtre-e-muzikes)

[Botë.]() [Një 7-vjeçar nxirret i gjallë nga rrënojat në Ukrainë pas 14-orësh](https://www.koha.net/bote/nje-7-vjecar-nxirret-i-gjalle-nga-rrenojat-ne-ukraine-pas-14-oresh)

[Kronikë.]() [Dy serbë dhe një kosovar ndalohen për kalim ilegal të kufirit](https://www.koha.net/kronike/dy-serbe-dhe-nje-kosovar-ndalohen-per-kalim-ilegal-te-kufirit)

[Arbëri.]() [Sulmi ndaj anijes ruse, Shqipëria mohon përfshirjen: Territori ynë nuk është përdorur](https://www.koha.net/arberi/sulmi-ndaj-anijes-ruse-shqiperia-mohon-perfshirjen-territori-yne-nuk-eshte-perdorur)

[Kronikë.]() [Zhduket një burrë në Prizren](https://www.koha.net/kronike/zhduket-nje-burre-ne-prizren-2)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Tuchel: Anglia e ka lënë prapa dëshpërimin e Botërorit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/tuchel-anglia-e-ka-lene-prapa-deshperimin-e-boterorit","datePublished":"2026-10-07T12:19:30+02:00","dateModified":"2026-10-07T12:20:21+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":250,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Anglia e ka tejkaluar dëshpërimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ka bërë hap të rëndësishëm para me paraqitjet në Ligën e Kombeve. Kështu ka","url":"https://www.koha.net/futboll/tuchel-anglia-e-ka-lene-prapa-deshperimin-e-boterorit","keywords":"Thomas Tuchel, Kombetarja e Anglise, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/16/2ff3b63e-73dd-42fc-a1b7-8523d5f7b320.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
