Support TIME. Preserve the truth.
football

Trumpi kritikon Jamesin: Ndoshta ai është racist

tr

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se LeBron Jamesi ndoshta është “racist”, kur u pyet nëse ylli i basketbollit është më i miri që ka luajtur ndonjëherë në këtë sport. 

41-vjeçari James njoftoi të premten se do ta vazhdojë karrierën te Philadelphia 76ers. 

Kur u pyet për këtë lëvizje në Shtëpinë e Bardhë më vonë në konferencën për shtyp, Presidenti Trump shpjegoi pse beson që Michael Jordan është lojtar më i mirë. 

63-vjeçari Jordan i fitoi gjashtë tituj të NBA-it me Chicago Bullsin në vitet e 90-ta dhe pesë herë u zgjodh “lojtari më i vlefshëm”. 

“Michael Jordani është shok i imi. Kam luajtur golf me të. Ai është me të vërtetë djalë i mirë. Mendoj se LeBroni është, ndoshta është racist, por ndoshta ai nuk e pëlqen Trumpin. Nuk e di. Mua më pëlqejnë vetëm njerëzit që më pëlqejnë mua, kështu që do të thosha se Michael Jordani është më i miri”, deklaroi Presidenti Trump. 

also Rooney criticizes two Liverpool stars football 8 months ago Rooney criticizes two Liverpool stars

Jamesi ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Presidentit Trump dhe ka përkrahur kandidatët Demokrat, Hillary Ciltonin, Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin. 

Jamesi ka katër tituj të NBA-it, dy herë me Miami Heatin, dhe nga një herë me Cleveland Cavaliersin dhe Los Angeles Lakersin. Katër herë u zgjodh “lojtari më i vlefshëm” i ligës, si dhe është lider në histori sa u përket pikëve të shënuara dhe ndeshjeve të luajtura.