Ferran Torres ka realizuar dy gola në debutim për Paris Saint-Germainin.
Parisi të dielën e nisi mbrojtjen e titullit me barazim.
PSG-ja në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 të Ligue 1 të Francës barazoi në udhëtim 2:2 me Rennesin.
Torres në lojë u inkuadrua me fillim të pjesës së dytë, ndërsa golat i realizoi në minutën e 71-të dhe të 82-të.
Në të dy golat e Torresit asistimet i bëri mesfushori Fabian Ruiz.
Torres e Ruiz me Spanjën e fituan Kupën e Botës. Madje Torres e realizoi golin e fitores në finalen ndaj Argjentinës.
also
PSG does not allow for surprises, wins the European Super Cup
26-vjeçari Torres iu bashkua Parisit më 15 gusht nga Barcelona për 48 milionë euro.
Gola