Myrto Uzuni ka vazhduar me shkëlqim te skuadra amerikane, Austin.
Pasi shënoi “hat-trick” më 10 gusht, sulmuesi i Shqipërisë shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Club Americana, të premten në mëngjes. Uzuni shënoi supergol, ndërsa ndeshja e Leagues Cup përfundoi 1:1.
Përmes penalltive, Austini fitoi 6:5 dhe avancoi në çerekfinale të garës që përfshinë skuadra nga SHBA-ja dhe Meksika.