Support TIME. Preserve the truth.
football

Fidan Aliti also withdraws

Sapling Aliti

Fidan Aliti është tjetët lojtar i tërhequr nga përfaqësuesja e Kosovës në fufboll.

Letra e plotë e Halitit: 

Ka momente dhe vendime që janë të vështira për t’u jetuar e për t’u marrë dhe padyshim se ky që po e publikoj sot është një nga ta.
Pas shumë vitesh, shumë ndeshjesh, emocionesh të pafundme, sakrificash e kujtimesh që do t’i mbaj me vete tërë jetën, ka ardhur koha që të mbyll kapitullin tim me ekipin kombëtar.
Ta vesh fanellën e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet një prej nderimeve më të mëdha të jetës sime. Sa herë që kam dalë në fushë me këtë fanellë, kam dhënë shpirtin e zemrën për të. Kam luajtur me krenari e përgjegjësi, i vetëdijshëm për peshën që bart përfaqësimi i vendit tonë.
Kemi kaluar shumë bashkë, festa e fitore, por edhe zhgënjimin e humbjeve. Kemi luftuar e ëndërruar, por edhe kemi shkruar bashkërisht një pjesë të ndritshme të historisë së futbollit të Kosovës.
Ndihem posaçërisht i privilegjuar që isha pjesë e një gjenerate që hapi kapitullin e Kombëtares sonë në garat ndërkombëtare dhe, bashkërisht, e rritëm Kosovën. Për këtë do të jem gjithmonë krenar.
Falënderim i madh për secilin bashkëlojtar me të cilin kam ndarë zhveshtoren, për trajnerët dhe stafin e tyre, për Federatën e Futbollit të Kosovës, për tifozët që ishin me ne, si dhe për të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë.
Por, një falënderim i veçantë shkon për familjen time. Për gruan dhe djalin tim, për prindërit dhe të gjithë ata që ishin pranë meje me dashuri e përkrahje. Ju keni qenë forca ime kryesore në këtë rrugëtim.
Sot po largohem nga Kosova si futbollist, por kurrë si tifoz i saj. Kosova është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Është dhe do të jetë gjithmonë e para, sa herë që të ketë nevojë për mua.
Falemindeit për gjithçka, Kosovë.
Ishte ëndërr, u bë nder dhe krenari!
 

Read other updates
Franco Foda

Kosovo's list published, Bayern's Osmani invited

Kosovo coach Franco Foda has published on Friday the list of players invited for the matches...