Support TIME. Preserve the truth.
football

Tension and accusations at the Irish conference

Tension and accusations at the Irish conference

Konferenca për shtyp e Irlandës për ndeshjen ndaj Izraelit të shtunën është ndalur në gjysmë dhe është mbyllur me tension e akuza pas pyetjeve që përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson mori nga gazetarët izraelitë. 

Njëri prej gazetarëve u mundua ta pyeste Hallgrimssonin se çfarë mendimi ka për incidentin e së mërkurës, kur një pilot e sulmoi pilotin tjetër gjatë një udhëtimi nga Dubai në Tel Aviv. 

Përzgjedhësi i Irlandës po ashtu u pyet nga një gazetar tjetër, i cili refuzoi ta dorëzonte mikrofonin, lidhur me pretendimet për racizëm nga lojtarët irlandezë gjatë fitores 3:0 ndaj Izraelit në Hungari. 

Në atë moment edhe u mbyll konferenca, pasi Kieran Crowley tha se këto akuza janë “krejtësisht të pavërteta” dhe situata u tensionua. 

“Lojtarët tuaj i quajtën tanët ‘majmunë’”, është dëgjuar duke thënë gazetari izraelit, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Crowleyt që ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. 

Këto akuza u bënë pasi Federata e Futbollit e Irlandës ka thënë se është duke e hetuar një raport për abuzim racor të drejtuar në sulmuesin Adam Idah nga tifozët e Izraelit në Debrecen. 

Në konferencën për shtyp të Izraelit, zyrtari për media i Federatës izraelite tha se nuk janë ankuar në UEFA, por “do të mendojnë për këtë pas ndeshjes së nesërme”. 

Irlanda luan ndaj Izraelit në Baçka Topola të Serbisë, nga ora 20:45. 

Përzgjedhësit i janë shmangur përgjigjeve në lidhje me akuzat për racizëm.