Support TIME. Preserve the truth.
football

Talenti i Bayernit i lumtur për debutimin te Kosova

Erblin Osmani

Talenti 17-vjeçar i Bayernit, Erblin Osmani, luajti prej minutës së 87-të për Kosovën në fitoren 1:0 ndaj Irlandës, të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Mesfushori kishte disa kontakte me topin, ndërsa u shfaq i qetë dhe i sigurt për aq kohë sa ishte në fushë.

Me Osmanin ishte shumë i kënaqur përzgjedhësi Franco Foda, ndërsa vetë futbollisti tha se ka realizuar ëndrrën.

“Ishte si një ëndërr. Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova. Një ëndërr është bërë realitet. Kemi fituar dhe shpresoj të vazhdojmë me fitore. Jam shumë i lumtur dhe krenar që tifozët më thirrën emrin. Jam shumë, shumë i lumtur”, ka thënë Osmani për faqen zyrtare të FFK-së.