Mesfushori 18-vjeçar, Dukan Ahmeti, ka shkëlqyer të shtunën për Istrën kroate. Ndonëse hyri në pjesën e dytë, ai u shpall lojtar i ndeshjes në fitoren 3:1 në udhëtim ndaj Osijekut. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të elitës kroate.
Ahmeti asistoi për 2:1 në minutën e 50-të. Ndërkohë shënoi supergol në minutën e 93-të për 3:1. Ai dribloi mjeshtërisht disa lojtarë para se të gjuante saktë.
Ahmeti debutoi edicionin e kaluar në kampionatin kroat. Këtë edicion i ka tri gola e katër asistime në nëntë paraqitje.
Ai luan për Kroacinë U18. Ka prejardhje nga Tetova.