Support TIME. Preserve the truth.
football

Oliseh's super goal secures France's second victory

Michael Olise

Photo: Associated Press

Michael Olise ia ka siguruar fitoren e dytë Francës në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Franca e fitoi 1:0 ndeshjen e Grupit 1 kundër Belgjikës në Bruksel.

Golin vendimtar ylli i Bayernit e shënoi në minutën e 88-të, 11 minuta pasi u inkuadrua në fushë.
Ishte supergol në fakt nga Olise. Ai pranoi një top në pjesën e fushës së francezëve. E udhëhoqi topin, u lirua nga lojtarët e Belgjikës dhe shënoi gol me goditje me këmbën e majtë.

Franca udhëheq Grupin 1 me gjashtë pikë. Belgjika dhe Italia kanë nga tri pikë, kurse Turqia është në vendin e fundit pa pikë.

goal