Interi pësoi dy gola të shpejtë nga Udinese. Por e fitoi 5:3 ndeshjen ndaj Udineses ku paraqitet edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vovjovda.
Në minutën e nëntë e pësoi golin e parë, ndërsa të dytin në minutën e 16-të.
Por u kthye shpejtë në lojë duke barazuar rezultatin në pjesën e parë.
Golin për 2:1 e shënoi në minutën e 26-të, kurse të barazimit në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë shënoi edhe tre gola tjerë për fitoren 5:3 ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së katërt të Serie A.
Tre golat në pjesën e dytë i shënoi në minutat 57-të, 67-të dhe 79-të.
Në minutën e 90-të, Undinese shënoi golin e tretë, por pa mundur të bëjë më shumë në ndeshjen ku Interi dominoi plotësisht.
Mërgim Vojvoda luajti për Udinesen deri në minutën e 74-t.
Interi e Roman kanë nga 12 pikë, kurse Udinese është në vendin e 13-të me katër pikë.