Support TIME. Preserve the truth.
football

Sermaxhaj, Balkan coach

Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj është trajner i ri i Ballkanit të Suharekës. 

Ballkani të mërkurën u ndal e kroatin Mislav Karoglan dhe të enjten e prezantoi Sermaxhajn.
Sami Sermaxhaj të enjten dha dorëheqje nga posti i selektorit të Kosovës në konkurrencë të femrave. 

“Njeriu i shtëpisë rikthehet në krye të skuadrës, duke marrë përsëri përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në një moment të rëndësishëm për klubin. Sermaxhaj e njeh shumë mirë Ballkanin dhe rrugëtimin e tij, pasi ka qenë në krye të ekipit edhe gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019. Me përvojën e tij dhe njohjen e madhe që ka për klubin, trajneri Sermaxhaj rikthehet për të udhëhequr skuadrën në sfidat e radhës dhe për të vazhduar punën drejt objektivave të FC Ballkanit”, ka njoftuar Ballkani.