Sami Sermaxhaj më nuk është përzgjedhës i Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave.
Këtë e ka bërë të ditur Sermaxhaj të enjten përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka falënderuar FFK-në dhe presidentin e saj, Agim Ademi. Ka shkruar se ka pasur mbështetje e besim gjatë gjithë periudhës si selektor.
Sermaxhaj ka falënderuar edhe stafin e tij dhe futbollistet.
“Puna me to ishte kënaqësi e jashtëzakonshme dhe privilegj shumë i madh për mua. Jam krenar për përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin e tyre luftarak, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, ka shkruar Sermaxhaj.
Ai pritet të kthehet në futbollin e klubeve.
Support TIME. Preserve the truth.
-
August 27, 2026 12:58
-
Share to: