Elena Sadiku ka treguar edhe një herë se ka qenë shumë e emocionuar kur iu tha se është e nominuar për çmimin si “trajnerja më e mirë e vitit”, çmim që ndahet të hënën në Londër, në ceremoninë “Topi i Artë”.
Për mediumin ESPN, Sadiku ka thënë se është shumë e lumtur për arritjet në karrierë.
32-vjeçarja është trajneri apo trajnerja më e re në moshë që përfshihet në listën e ngushtë.
“Nuk e kam festuar nominimin, por qartë se duhet ta nxjerrë për darkë stafin apo të bëj diçka për këtë. Dhe ndoshta edhe lojtaret. Do të jetë e kushtueshme, por duhet ta bëj”, ka thënë me shaka Sadiku për ESPN.
Dy vjet më parë ajo e kaloi Julian Nagelsmannin dhe u bë trajnerja më e re që udhëhoqi klub në Ligën e Kampionëve.
Sadiku është trajnere e Hackenit suedez, me të cilën e fitoi trofeun inaugurues të “UEFA Women’s Cup”. Ishte trofeu i parë evropian i klubit qëkur u formua në vitin 1970. Ajo është edhe fituese e titullit të parë në Skoci me Celticun.
Sadiku u lind në Gjermani ndërsa është nga Kosova. Më pas me familjen emigruan në Suedi.
Sadiku ka pasur 13 operime në gjurin e majtë si futbolliste dhe e ndërpreu karrierën.