---
description: William Baeten është pjesë e Dritës prej 1 korrikut të këtij viti. Para se t’i bashkohej kampiones në fuqi të Kosovës, ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Sh
title: Sa mijëra euro të FCSB-së i refuzoi mesfushori i Dritës?
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/26/97395425-78ca-4c6e-8e27-a71ce6c6b351.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Sa mijëra euro të FCSB-së i refuzoi mesfushori i Dritës?

![Drita](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/97395425-78ca-4c6e-8e27-a71ce6c6b351.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 shtator 2026 15:59
- Shpërndaje në:

- 26 shtator 2026 15:59
- Shpërndaje në:

William Baeten është pjesë e Dritës prej 1 korrikut të këtij viti. Para se t’i bashkohej kampiones në fuqi të Kosovës, ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Shqipëri. Para Flamurtarit kishte periudhë njëvjeçare të kaluar te FCSB-ja, skuadra e madhe rumune. 

Për belgun 29-vjeçar, të shtunën ka folur presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, por edhe ish-menaxheri i përgjithshëm i Unirea Slobozias. 

Ai ka treguar momentin kur FCSB-ja i kishte ofruar 30 mijë euro për ta pranuar huazimin te Unirea Slobozia, për të pasur më shumë minuta. Por, Baeten e kishte refuzuar këtë shumë të parave. Belgu ishte ankuar në FIFA se nuk i janë paguar bonuset dhe për këtë, FIFA ia bllokoi transferimet klubit rumun. 

Përveç pagës bazë të garantuar nga FCSB-ja, Baetenit i ishin ofruar edhe nga 5 mijë euro në muaj, ka shkruar “Prosport” të shtunën. 

“Kontrata e tij skadonte në verë dhe ne duhej t’i paguanim atij edhe 100 mijë euro. I tregova atij. Gigi më tha të flas me të që ta dërgojmë te Slobozia, dhe se do t’ia jepnim atij gjithë paratë dhe do t’i jepnim edhe 5 mijë euro në muaj për të luajtur”, ka thënë Stoica. Por, Baeten nuk ka dashur sipas tij.   
“Çfarë do të thuash me këtë që nuk do, ai do t’i fitojë edhe 30 mijë euro më shumë?”, kishte thënë Gigi Becali, tani menaxherit të përgjithshëm te FCSB-ja, Stoicas. Becali ishte befasuar nga ky vendim i Baetenit. 

[Edhe ![Zbulohet paga mujore e Baetenit te Drita](https://resources.koha.net/images/2026/November/04/5d976714-09d7-4fc2-9336-fa820a439991.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 nën 2026 Zbulohet paga mujore e Baetenit te Drita](https://www.koha.net/futboll/zbulohet-paga-mujore-e-baetenit-te-drita)

Për ta hequr dënimin në FIFA, FCSB-ja e pagoi borxhin dhe Baeten i fitoi 51 mijë e 450 euro. 

Edhe pse nuk u pëlqye nga kryesia e klubit, William Baeten do të mbetet në kujtesën e tifozëve për golin që e shënoi ndaj Maccabi Haifas në minutën e 90-të, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Goli i tij e ndihmoi skuadrën të avancojë në rrethin e tretë kualifikues të Championsit.

[#William Baeten](https://www.koha.net/tag/william-baeten) [#drita](https://www.koha.net/tag/drita) [#FCSB](https://www.koha.net/tag/fcsb)

Artikuj të ngjashëm

- [![Baeten, lojtari më i ri i kampiones së Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/June/23/f7ddf006-4e74-4219-82a2-297e85ee497f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 qer 2026 Baeten, lojtari më i ri i kampiones së Kosovës](https://www.koha.net/futboll/baeten-lojtari-me-i-ri-i-kampiones-se-kosoves)
- [![Te FCSB-ja të impresionuar me Korenicën](https://resources.koha.net/images/2026/September/14/22d67ee4-79b6-4a98-8362-9cef9e111f2e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 sht 2026 Te FCSB-ja të impresionuar me Korenicën](https://www.koha.net/futboll/te-fcsb-ja-te-impresionuar-me-korenicen)
- [![Korenica flet pas golit të parë me FCSB-në](https://resources.koha.net/images/2026/September/14/22d67ee4-79b6-4a98-8362-9cef9e111f2e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 15 sht 2026 Korenica flet pas golit të parë me FCSB-në](https://www.koha.net/futboll/korenica-flet-pas-golit-te-pare-me-fcsb-ne)
- [![Zyrtare, Korenica transferohet te FCSB-ja](https://resources.koha.net/images/2026/September/04/c3cee91f-dbf5-400d-9673-fb4073503a54.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 sht 2026 Zyrtare, Korenica transferohet te FCSB-ja](https://www.koha.net/futboll/zyrtare-korenica-transferohet-te-fcsb-ja)

[Botë.]() [Portugalia në alarm, një stuhi pritet të shkaktojë reshje dhe erëra të fuqishme](https://www.koha.net/bote/portugalia-ne-alarm-nje-stuhi-pritet-te-shkaktoje-reshje-dhe-erera-te-fuqishme)

[Showbiz.]() [Johnny Depp: Qëndrimi larg Hollywoodit për vite me radhë ishte “si një pushim”](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-qendrimi-larg-hollywoodit-per-vite-me-radhe-ishte-si-nje-pushim)

[Basketboll.]() [Trepça luan ndeshje shumë të rëndësishme në Greqi](https://www.koha.net/basketboll/trepca-luan-ndeshje-shume-te-rendesishme-ne-greqi)

[Botë.]() [Përfundojnë pas katër orësh bisedimet për Ukrainën, takimi vazhdon nesër](https://www.koha.net/bote/perfundojne-pas-kater-oresh-bisedimet-per-ukrainen-takimi-vazhdon-neser)

[Arbëri.]() [Musmurati fajëson Qeverinë për gjendjen në kompaninë “Pastrimi”](https://www.koha.net/arberi/musmurati-fajeson-qeverine-per-gjendjen-ne-kompanine-pastrimi)

[Arbëri.]() [Rizvanolli: Projektligji i ri për ZRRE-në fuqizon mbrojtjen e konsumatorëve dhe kontrollin e tregut të energjisë](https://www.koha.net/arberi/rizvanolli-projektligji-i-ri-per-zrre-ne-fuqizon-mbrojtjen-e-konsumatoreve-dhe-kontrollin-e-tregut-te-energjise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Sa mijëra euro të FCSB-së i refuzoi mesfushori i Dritës?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/sa-mijera-euro-te-fcsb-se-i-refuzoi-mesfushori-i-drites","datePublished":"2026-09-26T15:59:12+02:00","dateModified":"2026-09-26T16:00:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":344,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"William Baeten është pjesë e Dritës prej 1 korrikut të këtij viti. Para se t’i bashkohej kampiones në fuqi të Kosovës, ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Sh","url":"https://www.koha.net/futboll/sa-mijera-euro-te-fcsb-se-i-refuzoi-mesfushori-i-drites","keywords":"William Baeten, drita, FCSB","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/26/97395425-78ca-4c6e-8e27-a71ce6c6b351.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
