Support TIME. Preserve the truth.
football

Ronaldo reacts to the scandal in Saudi Arabia

Cristiano Ronaldo

Superylli Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të bashkëkombësit, Ruben Neves, pasi mesfushori i Al Hilalit ishte cak i thirrjeve provokuese të tifozëve të Al-Taawounit. 

Tifozët e kësaj skuadre kanë bërë thirrje me emër të Diogo Jotas. Jota, ish-futbollist i Liverpoolit, vdiq në aksident trafiku vitin e kaluar. 

Qëllimi i thirrjeve ishte provokimi i Nevesit gjatë ndeshjes, i cili ishte shumë i nervozuar. 
Ronaldo, që luan tek Al Nassr, reagoi nëpërmjet Instagramit. 

“Liga duhet të marrë vendime dhe ta dënojë këtë lloj thirrjeje. Kjo nuk ka të bëjë më asgjë me futbollin dhe duhet vendosur limite. Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet kurrë të hyjnë në stadiume”, ka shkruar Ronaldo. 

Neves i ka cilësuar thirrjet në kundërshtim me vlerat njerëzore.