Support TIME. Preserve the truth.
football

Roma makes former world champion official

Nahuel Molina

Roma e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e mbrojtësit argjentinas, Nahuel Molina. 
28-vjeçari, që paraqitet në krahun e djathtë të mbrojtjes, rikthehet në Serie A pas katër vjetëve të kaluara tek Atletico Madridi. 

Molina ishte fitues i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 2022, ndërsa ishte edhe finalist i Botërorit 2026, kur Argjentina u mposht nga Spanja. 

Serie A është territor i njohur për Molinën, i cili ka luajtur për Udinesen nga viti 2020 deri në vitin 2022. Ai i zhvilloi 64 ndeshje para se të transferohej tek Atletico Madridi në La Liga.