Morgan Rogers e ka realizuar golin e parë me fanellën e Chelseat.
Rogers shënoi gol në miqësoren ndaj Real Sociedadit.
Chelsea të shtunën në miqësoren e fundit para fillimit të edicionit të ri e mposhti Sociedadin me rezultatin 3:1.
Mesfushori me tipare sulmuese, Rogers e realizoi golin e parë për klubin londinez.
Anglezi Rogers iu bashkua Chelseat muajin e kaluar nga Aston Villa për 138 milionë euro.
Dy golat e tjerë për Chelsean i realizoi Joao Pedro.
also
Villa beats Manchester United, Rogers decisive
Ndërsa golin e vetëm për skuadrën spanjolle, Sociedad, e shënoi Jon Aramburu.
Chelsea ndeshjen e parë të edicionit të ri në Premier League e luan më 24 gusht ndaj Fulhamit.
Ndërkohë Sociedadi ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në La Liga e luan më 21 gusht ndaj Real Betisit..