Support TIME. Preserve the truth.
football

Raphinha leaves Brazil camp with swollen foot

Raphinha

Raphinha është larguar të mërkurën nga grumbullimi i Brazilit, si masë paraprake për shkak të një ënjtjeje në kofshën e djathtë. Kështu ka njoftuar Konfederata Braziliane e Futbollit.

29-vjeçari luajti vetëm një pjesë në miqësoren ndaj Australisë, të martën. Kjo ngjalli shqetësime se Barcelona mund të mbetet për një kohë pa lojtarin shumë të rëndësishëm.

Ai ka pasur telashe me lëndime në edicionin e kaluar. Këtë edicion startoi furishëm te Barcelona duke realizuar 12 gola në shtatë paraqitje kampionale.