Support TIME. Preserve the truth.
football

PSG aims to get closer to the top

PSG

Photo: Associated Press

Fillimi i ngadalshëm e ka lënë pak prapa PSG-në në tabelën e kampionatit të Francës. 

Pas xhiros së pestë, Paris Saint-Germaini i ka tetë pikë në pozitën e gjashtë. Bilanc jo në përputhje me formën që skuadra e Luis Enriques ka shfaqur në vitet e fundit.

Por parisienët gradualisht po kthehen në kreun e tabelës, ku vlerësohet se edhe e kanë vendin. Hapin tjetër drejt kreut e presin të shtunën. PSG-ja nga ora 20:45 e pret Le Mansin.

Le Mansi është në mesin e tabelës me gjashtë pikë. Nëse ia del të marrë pikë në Paris, do të ishte sukses i madh për këtë skuadër.

Po të shtunën nga ora 20:45, Monaco e pret Toulousen. Monaco është pa humbje, ndërsa i ka 13 pikë. 

Pa humbje është edhe Paris FC, që ka 11 pikë pas tri fitoreve e dy barazimeve. Paris FC është mysafir i Lorientit, në një tjetër ndeshje të së shtunës mbrëma.