Juventusi e ka luajtur të hënën mbrëma ndeshjen e fundit përgatitore. Fitoi 2:0 ndaj ekipit të ri të klubit, të njohur si “Next Gen”.
Por u luajt vetëm pjesa e parë e ndeshjes mes dy ekipeve të Juventusit. Sipas traditës, tifozët “pushtuan” fushën për të bërë fotografi me lojtarët dhe për të marrë ndonjë pjesë të uniformës së tyre në shenjë kujtimi.
Ka bërë bujë një video ku shihen dhjetëra tifozë rreth Edon Zhegrovës, të cilët kërkojnë fanellën e tij e po ashtu ndonjë fotografi.
Tifozët këtë herë hynë në fushë më herët se zakonisht – pak sekonda pasi nisi pjesa e dytë.
“Luciano Spalletti dërgoi një formacion të ndryshëm për pjesën e dytë. Por para se ata të mund të futeshin në lojë, tifozët ndoqën traditën e kësaj ndeshjeje dhe u futën në fushë, duke sjellë fishkëllimin e përfundimit të ndeshjes. Buzëqeshje dhe kujtime u ndanë në fushë për një kohë të gjatë më pas. Dhe kështu përfundoi faza përgatitore. Tani fillon puna serioze”, ka shkruar Juve në faqen zyrtare.
Juventusi fitoi 2:0.
Slot reveals why Konate burst into tears after goal
Tuttosport ka shkruar se kjo traditë ka nisur 67 vjet më parë.
Synimi i kësaj ndeshje është afrimi i skuadrës me tifozët dhe krijimi i një atmosfere sa më familjare rreth klubit.
Le persone non stanno bene.
— Matteo (@_Mtt01_) August 17, 2026
ci credo che i giocatori scappano,
Se vengono presi vengono utilizzati come merce di scambio.
(ovviamente chi poteva mai essere preso) pic.twitter.com/6Uw2nb1hjW