---
description: Ndonëse në short ishte në vazon e dytë, Austria vlerësohet kundërshtarja më e fortë e Kosovës në edicionin 2026/2027 të Ligës së Kombeve.Shorti i tërhequr të en
title: Pse Austria është kundërshtarja më e fortë e Kosovës në Ligën e Kombeve
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/13/cc05f596-488f-4cec-936d-5aef06362da2.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Pse Austria është kundërshtarja më e fortë e Kosovës në Ligën e Kombeve

![Austria](https://resources.koha.net/images/2026/February/13/cc05f596-488f-4cec-936d-5aef06362da2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 13 shkurt 2026 14:24
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 13 shkurt 2026 14:24
- Shpërndaje në:

Ndonëse në short ishte në vazon e dytë, Austria vlerësohet kundërshtarja më e fortë e Kosovës në edicionin 2026/2027 të Ligës së Kombeve.

Shorti i tërhequr të enjten mbrëma e ka vendosur Kosovën në Grupin 3 të Ligës B së bashku edhe me Izraelin dhe Irlandën.

Për short, Izraeli ishte i fundit në vazon e parë, Austria e parafundit në vazon e dytë, Irlanda e parafundit në vazon e tretë dhe Kosova e fundit në vazon e katërt.

Në bazë të vendosjes nëpër vazo, Grupi 3 nuk është prej të fortëve në Ligën B. 

Por për "Dardanët" është sfidues, për më tepër që garojnë për herë të parë në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

[Edhe ![Foda flet për synimet e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/672aa860-9ed8-4b56-a3b9-5b3b839a9e85.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 sht 2026 Foda flet për synimet e Kosovës](https://www.koha.net/futboll/foda-flet-per-synimet-e-kosoves)

Ishte selektori i Kosovës, Franco Foda, që e veçoi Austrinë. Pos që ka drejtuar për shumë vjet Austrinë, Foda është bazuar edhe në shumë fakte të tjera kur e favorizoi këtë përfaqësuese.

Austria e ka fituar grupin në kualifikimet e fundit dhe është pjesë e Botërorit që në verë mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë. Kjo dëshmon për cilësinë që ka.

Ishte në grup me përfaqësuese cilësore si Bosnjë-Hercegovina e Rumania, por edhe me Qipron e San Marinon.

Për selektor, austriakët e kanë gjermanin Ralf Rangnick, njërin prej trajnerëve më të vlerësuar në futbollin evropian.

Austriakët janë paraqitur në tre Evropianët e fundit. Madje në Euro 2024 e fituan grupin ku ishin edhe Franca, Holanda dhe Polonia. Në një të tetën e finales austriakët pësuan nga Turqia.

[Edhe ![Foda: Austria është favorite e grupit](https://resources.koha.net/images/2025/March/24/815f65fe-f1c7-44cd-a0d0-e313d2742d26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 12 shk 2026 Foda: Austria është favorite e grupit](https://www.koha.net/futboll/foda-austria-eshte-favorite-te-grupit)

Kosova nuk ka luajtur deri më tani ndaj Austrisë, por Foda e di që dy ndeshjet e vjeshtës do të jenë të vështira.

“Është e qartë që Austria është favorite, por është grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për të arritur vendin e dytë, sepse është grup i fortë. Duhet të qëndrojmë në këtë nivel, të paktën, dhe të mos biem në Ligën C”, ka thënë Foda.

Gjermani Foda e ka drejtuar Austrinë nga viti 2018 e deri në vitin 2022. Fakti se qëndroi katër vjet dëshmon se bëri punë të mirë.

Austria ka po ashtu lojtarë të shumtë në nivel të lartë evropian. Kapiteni David Alaba është te Real Madridi, ndonëse jo më prej lojtarëve bartës të mbrojtjes. Kevin Danso është te Tottenhami, ndërsa lojtarë të shumtë bëjnë karrierë në Bundesligë, duke përfshirë Marcel Sabitzerin e Borussia Dortmundit, Konrad Laimerin e Bayernit dhe Christoph Baumgartnerin e Leipzigut.

Ndikimi i futbollit gjerman tek Austria është shumë i madh. Në këtë aspekt Austria ka ngjashmëri me Kosovën. Tashmë gati gjysma e lojtarëve bartës të Kosovës janë pjesë e futbollit gjerman.

[Edhe ![Kosova në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën](https://resources.koha.net/images/2026/February/12/a4a4535e-e9dc-43e4-a6a9-5a7393d35295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 12 shk 2026 Kosova në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën](https://www.koha.net/futboll/live-shorti-i-liges-se-kombeve-1)

Derisa Kosova gjithë fokusin aktualisht e ka te plejofi i marsit, Austria është e fokusuar te Kupa e Botës. Në fazën grupore luan me Jordaninë, Argjentinën dhe Algjerinë. 

“Kosova ende ka shanse të kualifikohet në Kupën e Botës, që tashmë është e arritur shumë e madhe. Ndeshjet me Kosovën do të jenë interesante, si në shtëpi ashtu edhe në udhëtim”, ka thënë selektori i Austrisë, Ralf Rangnick.

[#Austria](https://www.koha.net/tag/austria) [#liga e kombeve](https://www.koha.net/tag/liga-e-kombeve) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pasi iu afrua Botërorit, Kosova “stagnon” në Ligën e Kombeve](https://resources.koha.net/images/2026/November/18/1c6c2615-94ba-4da2-8576-9c6973bb45cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 nën 2026 Pasi iu afrua Botërorit, Kosova “stagnon” në Ligën e Kombeve](https://www.koha.net/futboll/pasi-iu-afrua-boterorit-kosova-stagnon-ne-ligen-e-kombeve)
- [![“Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit](https://resources.koha.net/images/2026/November/13/ad4b494c-a03b-4377-b4fa-ee401cc6d098.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 nën 2026 “Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/dardanet-te-perkushtuar-per-fitore-ndaj-izraelit)

[Botë.]() [Momenti kur oficeri ushtarak bart çantën bërthamore të Putinit në Kinë](https://www.koha.net/bote/momenti-kur-oficeri-ushtarak-bart-canten-berthamore-te-putinit-ne-kine)

[Kronikë.]() [Vdekje e dyshimtë në Zubin-Potok](https://www.koha.net/kronike/vdekje-e-dyshimte-ne-zubin-potok-1)

[Botë.]() [Trumpin e zë gjumi gjatë samitit të APEC-ut](https://www.koha.net/bote/trumpin-e-ze-gjumi-gjate-samitit-te-apec-ut)

[Botë.]() [Albanese i kërkon Putinit sy më sy: Jepi fund luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/albannese-i-kerkon-putinit-sy-me-sy-jepi-fund-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës](https://www.koha.net/arberi/jakup-krasniqi-serish-ne-shtepine-e-tij-ne-prishtine-dita-e-dyte-e-vizites)

[Botë.]() [Nis takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin](https://www.koha.net/bote/pritet-te-nise-takimi-trepalesh-trump-xi-putin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse Austria është kundërshtarja më e fortë e Kosovës në Ligën e Kombeve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/pse-austria-eshte-kundershtarja-me-e-forte-e-kosoves-ne-ligen-e-kombeve","datePublished":"2026-02-13T14:24:34+01:00","dateModified":"2026-07-11T05:55:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":569,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ndonëse në short ishte në vazon e dytë, Austria vlerësohet kundërshtarja më e fortë e Kosovës në edicionin 2026/2027 të Ligës së Kombeve.Shorti i tërhequr të en","url":"https://www.koha.net/futboll/pse-austria-eshte-kundershtarja-me-e-forte-e-kosoves-ne-ligen-e-kombeve","keywords":"Austria, liga e kombeve, kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/13/cc05f596-488f-4cec-936d-5aef06362da2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
