Support TIME. Preserve the truth.
football

Protests in Tirana, Egnatia – Midtjylland match postponed

protest

UEFA ka vendosur që ndeshja ndërmjet Egnatias dhe Midtjyllandit të zhvillohet në Elbasan, për shkak të situatës së sigurisë në Tiranë. Takimi do të luhet nga ora 18:45.

Ndeshja ndërmjet Egnatias dhe Midtjyllandit është e vlefshme për xhiron e parë të fazës së ligës të Ligës së Konferencës.

Fillimisht, përballja ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por UEFA, në bashkëpunim me autoritetet lokale, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, për arsye sigurie.

Në Tiranë për ditën e tretë me radhë kanë shpërthyer protesta të dhunshme. Madje, ditën e djeshme, klubi danez Midtjylland u desh ta ndërpriste stërvitjen. Policia në kryeqytet nuk e mori përsipër sigurinë për këtë ndeshje.