Portieri boshnjak i skuadrës daneze Horsens, Matej Delaç, e ka përshkruar portierin kosovar Diant Ramaj si “version i dobët” i portierit të Bayernit, Manuel Neuer.
Ramaj e Copenhageni do të përballen në Beograd me Cërvena Zvezdën në Ligën e Evropës të enjten nga ora 18:45.
Boshnjaku 34-vjeçar ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kroacisë. Ai ka të kaluar edhe te Chelsea, por u largua në vitin 2018 pa zhvilluar asnjë paraqitje.
Ramaj është portier i parë i skuadrës së madhe daneze, Copenhagen.
“Ai është shumë i mirë me këmbë dhe të gjitha aksionet e Copenhagenit fillojnë prej tij. Dianti është një nga më të mirët në lojën me këmbë dhe mund të jetë një ‘armë’ e shkëlqyer për Copenhagenin kundër Zvezdës. Sado i mirë që është në lojë me këmbë, ky mund të jetë disavantazhi i tij sepse jep topa të rrezikshëm. Kur e tepron me pasimet, mund të bëjë gabime. Ramaj është një version më i dobët i Manuel Neuerit. Atij i pëlqen të dalë dhe ta lexojë lojën, por edhe kjo është një shpatë me dy tehe”, ka thënë Delaç, raporton “Tipbladet”.
Ramaj has a contract with Borussia Dortmund until 2028. But he was loaned to Copenhagen due to the high competition in Dortmund's goal.