Support TIME. Preserve the truth.
football

Pochettino: We have gone through a period of deception

Mauricio Pochettino

Selektori i Përfaqësueses së SHBA-së, Mauricio Pochettino, ka reaguar pas raportimeve se Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier Leagues.

Pochettino ka thënë se nëse shkeljet konfirmohen, futbolli ka kaluar nëpër një “periudhë mashtrimi”. 

“Çfarëdo dënimi që të vendosin, është e pamundur të kthehet koha pas. Dëmi tashmë është bërë. Shumë klube i respektuan rregullat, ndërsa disa të tjera jo. Çfarë do të bëjnë? Një gjobë financiare? Heqje pikësh? Është vërtet e vështirë. Është e trishtueshme. Kemi kaluar nëpër një periudhë ku drejtësia sportive nuk ka ekzistuar.  Nëse është e vërtetë që janë shkelur të 114 rregullat, atëherë kemi jetuar gjatë një periudhe mashtrimi”, u shpreh Pochettino. 

Drejtuesit e Cityt i kanë mohuar vazhdimisht akuzat. 

54-vjeçari Pochettino ka përmendur edhe periudhën sa ishte trajner te Tottenham Hotspuri, duke thënë se klubi londinez kishte kaluar 18 muaj pa bërë transferime për shkak të kufizimeve financiare gjatë ndërtimit të stadiumit të ri.

“Rregullat ishin shumë të rrepta me ne, por edhe shumë tolerante me të tjerët”, ka deklaruar Pochettino.