Support TIME. Preserve the truth.
football

Israel's plan for the match in Pristina

Israel - Kosovo

Futbollistët e Izraelit do ta zhvillojnë një stërvitje para ndeshjes kundër Kosovës në Prishtinë, ka raportuar “Sport5”. 

Sipas mediumit izraelit, Izraeli ka paraparë të zhvillojë një stërvitje më 13 nëntor në Prishtinë, një ditë para ndeshjes. Ndeshja luhet më 14 nëntor në Prishtinë nga ora 15:00.

Do të jetë ndeshja e parafundit e Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Është bërë praktikë së fundi që disa përfaqësuese përfundojnë stërvitjen në vendin e tyre e më pas udhëtojnë. Por ka edhe përfaqësuese që vendosin të stërviten në fushën ku do ta zhvillojnë ndeshjen.

“Si në disa vende në Evropë, lojtarët gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të largohen nga hoteli në Prishtinë”, shkruan “Sport5”.

Kosova ndeshjen e fundit e luan më 17 nëntor kundër Irlandës në Dublin.