E shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve. E fitoi çmimin “lojtarja më e mirë e ndeshjes” në barazimin 1:1 ndaj Interit. Ia siguroi pikën historike Austria Vjenës dhe u bë golashënuesja e parë e skuadrës austriake në garën elitare për klube në Evropë.
Ishin suksese të veçanta për sulmuesen e Kosovës, Modesta Uka, dhe skuadrën e saj.
Suksese kishte edhe në kampionatin austriak, me fitoren e parë në derbin e qytetit ndaj Rapidit.
Uka realizoi gol edhe në atë ndeshje që përfundoi 6:0.
Formën e lartë individuale, Modesta synon ta bartë te Kosova.
also
Uka scores another goal in Austria
Uka me Kosovën tani e ëndërron Botërorin.
Kosova më 9 dhe 13 tetor do t’i zhvillojë dy ndeshje me Austrinë, në Prishtinë dhe Vjenë.
Ndeshjet i takojnë raundit të parë të plejofit kualifikues të Botërorit 2027.
“Fokusi është komplet te Kosova. Austrinë e njoh shumë mirë sepse gjashtë lojtare që janë pjesë e Austrisë luajnë me mua tek Austria Vjena. Shumë prej tyre i njoh edhe jashtë fushës dhe e di mirë cilësinë që kanë. Do të jenë dy ndeshje të vështira, por ne besojmë dhe nuk shkojmë me mendimin që është e pamundur. Synimi është ta japim maksimumin, të luftojmë për të kaluar tutje. Pastaj, nëse arrijmë ta eliminojmë Austrinë, do të mendojmë për kundërshtarin e radhës”, ka deklaruar Uka për KOHËN.
Në rast se e eliminon Austrinë, Kosova do të përballet në raundin e fundit të plejofit kualifikues me fituesin e ndeshjeve Izraeli – Zvicra.
27-vjeçarja Uka është duke kaluar formë shumë të mirë që nga fillimi i edicionit.
also
Uka's historic super goal against Inter in the Champions League
Ndaj Chelseat në xhiron e parë të Championsit shkëlqeu dhe qëlloi shtyllën, por nuk realizoi gol në humbjen 1:0. Javën e kaluar shënoi supergol ndaj Interit në xhiron e dytë të fazës së ligës. Trajnerja dhe bashkëlojtaret folën në superlativ për kosovaren. Uka thotë se ëndrra e Ligës së Kampionëve është bërë realitet, ndërsa paraqitjet ndaj Chelseat e Interit i vlerësoi momente të veçanta.
“Është ndjenjë e veçantë ta fitosh çmimin ‘Player of the Match’ në ‘Champions League’. Për mua është shpërblim për shumë punë dhe sakrificë ndër vite. Jam falënderuese ndaj ekipit, familjes dhe mbi të gjitha Zotit që ma ka dhënë këtë mundësi. Sigurisht që shpresoj të kem edhe shumë momente të bukura me klubin në Evropë. Por, dua të mbetem e fokusuar në punë të përditshme dhe përmirësime”, është shprehur Uka.
Uka nuk kënaqet me të arriturat e deritashme. Nuk thotë nëse është edicioni më i mirë i saj, pasi fundi është ende larg. Ajo beson vetëm në punë dhe seriozitet.
“Jam shumë e kënaqur me formën. Goli dhe fitorja në derbin e Vjenës kanë qenë shumë të rëndësishme për ne. Për mua është e vështirë të them se a është sezoni më i mirë i karrierës, sepse sezoni është duke vazhduar. Dua të punoj dhe ta ndihmoj ekipin sa më shumë. Në fund të sezonit mund ta shikoj edhe nga ana statistikore se ku kam arritur”.
Trajnerja Stefan Kenesei tha se Modesta është lojtare brilante dhe e meriton të luajë në nivelet më të larta.
also
Modesta Uka's performance in the Champions League is being evaluated
Uka në Bundesligën austriake i ka të evidentuar katër gola e tri asistime në nëntë xhirot e para. Gjashtë gola i realizoi në kualifikime për Ligën e Kampionëve.
Dhe tani formën e mirë synon ta bartë te Kosova për ndeshjet e rëndësishme.