Support TIME. Preserve the truth.
football

After shining in Switzerland, Frokaj hopes for Foda's invitation

Leon Frokaj

Rrugët e Leon Frokajt e Leon Avdullahut u ndanë vitin e kaluar. 

Avdullahu u largua nga Baseli në drejtim të Hoffenheimit, kurse Frokaj iu bashkua Aaraut. 

Avdullahu vazhdon të jetë pjesë e Hoffenheimit gjerman, kurse Frokaj nga qershori është pjesë e St. Gallenit, klubit elitar të Zvicrës.

Por mund të bashkohen sërish në shtator, nëse përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do ta ftojë për herë të parë Frokajn. Ftesa për Avdullahun as që diskutohet.

“Kur mbusha 18 vjet, kam banuar së bashku me Leon Avdullahun në banesë, derisa  ai u transferua te Hoffenheimi. Ka qenë periudhë e mirë. Edhe me Albian Hajdarin kam luajtur, por ai u largua nga Baseli në drejtim të Luganos. Leonin e kam shok të mirë”, ka thënë  Frokaj të mërkurën për KOHËN.

also Xhaka and Shaqiri in the race for the best in Switzerland football Xhaka and Shaqiri in the race for the best in Switzerland

Frokaj është pjesë e ekipit U21 të Kosovës. 

Mesfushori ofensiv ka shënuar katër gola në 13 paraqitje për Shpresat e Kosovës.

Para se të paraqitej për Kosovën U21, Frokaj luajti për ekipet U17 dhe U18 të Zvicrës.

Por dëshira e tij është të luajë për Kosovën A.

“Shpresoj të jemi sërish bashkë me Leonin. Kam dëshirë, pasi secili prej nesh që luan për Kosovën, ose shtet tjetër, ka dëshirë të paraqitet për shtetin e vet. Ndihesh krenar dhe i lumtur për të përfaqësuar shtetin tënd, shtetin ku kanë lindur prindërit tuaj. Kështu që pres dhe shpresoj të marr ftesë”, është shprehur Frokaj. 

“Sigurisht që dëshira ime është të luaj për Kosovën. Besoj dhe shpresoj të luaj për Kosovën”.

21-vjeçari ka bërë ngritje të shpejtë në karrierë.

“Kam filluar si fëmijë me futboll në Zvicër. Kam lindur në Zvicër, jam rritur në Zvicër. Kam qenë i ftuar nga Luzerni, ku kanë qenë rreth 100 fëmijë. Njëri prej dy lojtarëve të përzgjedhur kam qenë edhe unë. Kam qenë deri në grupmoshën U15 te Luzerni, pastaj kalova te Baseli. Nga U15 deri U21 dhe nganjëherë edhe për stërvitje në ekipin e parë, kam qenë te Baseli. Në Basel kam banuar vetë, larg familjes. Ka qenë periudhë e vështirë në fillim. I kam pasur vetëm 14 vjet kur kam dalë nga shtëpia. Por më ka ndihmuar shumë, sepse më ka bërë me karakter më të fortë, vetëbesim dhe kam përfituar shumë”, ka treguar Frokaj.

also Slovenia's goal – victory in the crowded "Fadil Vokrri" football Slovenia's goal – victory in the crowded "Fadil Vokrri"

Ai pranon se fillimi ka qenë i vështirë.

“Në fillim jam frikësuar shumë, sepse kam një lidhje të fortë me familjen time. Ka qenë e vështirë dhe kam qarë në fillim. Por kisha një synim. E dija se kam ardhur me një qëllim, e që ishte futbolli. Nuk ka pasur kthim prapa. E kam bindur veten për të vazhduar”.

Frokaj është i lumtur te St. Galleni. Vendimin për kalim te kjo skuadër thotë se e mori bashkërisht me familjen dhe menaxherin e tij.

Ai ka plane të mëdha në karrierë.

“Planet e mia janë të mëdha. Secili lojtar ka dëshirë të arrijë sa më lart. Jam lojtar që luaj si mesfushor ofensiv, kam dëshirë ta kem topin në këmbë dhe Spanja besoj se do të ishte e përshtatshme për mua. Kam dëshirë të luaj në Spanjë. Reali më pëlqen më shumë. Por nuk do ta refuzoja edhe Barcelonën”, thotë Frokaj.

Frokaj e St. Galleni të enjten mbrëma do të përballen me Sheriff Tiraspolin.

Ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, St. Galleni e fitoi 3:1.

also "The Athletic": Asllani displays some of the attributes that Barça are looking for football "The Athletic": Asllani displays some of the attributes that Barça are looking for

Frokaj shënoi njërin prej golave, ndërsa pret ta ndihmojë St. Gallenin të avancojë në plejof e më pas edhe në fazën e ligës të “Conference League”.

Frokaj ka luajtur në tri ndeshjet e parë të Superligës së Zvicrës me fanellën e St. Gallenit, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2030.