Support TIME. Preserve the truth.
football

Paris wins on a come-from-behind result

PSG

Formën e mirë që e pati në “Champions League”, Paris Saint-Germaini e ka vazhduar edhe në Ligue 1 të Francës. 

Paris Saint-Germaini fitoi me përmbysje të rezultatit 3:1 ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së shtatë. 

Strasbourgu e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Giovanni Reyna në minutën e 17-të. 

Parisienët shënuan tre gola në pjesën e dytë për fitoren shumë të rëndësishme. 

Mbrojtësi Ilya Zabarnyi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 77-të. 

Golin e epërsisë 2:1 e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 85-të. 

Desire Doue e shënoi golin e tretë në minutën e 93-të. 

Parisi ka 14 pikë dhe është lartë në tabelë, kurse Strasbourgu është në mesin e tabelës me shtatë pikë.