Michael Olise, ka shkëlqyer në fitoren e thellë 4:1 të Francës ndaj Belgjikës të hënën mbrëma.
Olise shënoi dy gola dhe asistoi një herë në fitoren e francezëve të drejtuar nga Zinedine Zidane.
Dodi Lukebakio shënoi golin e epërsisë në pjesën e parë për Belgjikën, por në pjesën e dytë francezët i shënuan katër golat e fitores.
Desire Doue shënoi golin e barazimit, kurse epërsinë e parë francezët e arritën falë golit të Rayan Cherkit me asistim Olises, i cili shënoi më pas dy golat e tjerë për fitoren 4:1.