Support TIME. Preserve the truth.
football

Okafor withdraws from Switzerland, Xhaka writes a comment

Noah okafor

Deri sa Murat Yakini të jetë përzgjedhës i Zvicrës në futboll, Noah Okafor nuk do të jetë pjesë e helvetikëve. 

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale sulmuesi i Leeds Unitedit të enjten. 

26-vjeçari luajti pak në Kupën e Botës në këtë verë dhe ai nuk është ndarë i kënaqur me trajtimin që ka marrë.

Tërheqja e tij nga Zvicra ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa disa lojtarë kanë komentuar në vendimin e tij, e shumë të tjerë e kanë pëlqyer atë. 

Kapiteni i Zvicrës dhe Sunderlandit, Granit Xhaka, i ka dërguar Okaforit një zemër në koment. 

“Ende është e paqartë nëse Xhaka thjeshtë po e shpreh përkrahjen për Okaforin apo po e miraton kritikën e përzgjedhësit”, ka shkruar “Blick” të enjten. 

33-vjeçari Xhaka është parë shpesh përkrah Okaforit në kampin stërvitor të Zvicrës në Kupën e Botës. 

Zemër në koment i ka dërguar edhe Nico Elvedi, që është bashkëlojtar i tij te Leedsi.

Ish-bashkëlojtarët te Zvicra, Ruben Vargas, Ricardo Rodriguez, Johan Manzambi, Denis Zakaria, Kevin Mbabu dhe Haris Seferoviq, e kanë pëlqyer postimin e Okaforit.