Trajneri Hansi Flick nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Dani Olmo për ndeshjen më të madhe në Spanjë, “El Clasico”.
Barcelona të mërkurën e konfirmoi lëndimin e mesfushorit spanjoll, i cili ka lëndim në muskujt aduktorë. Ai do të mungojë afro një muaj.
Lëndimi erdhi pas një dueli me një futbollist të Paris Saint-Germainit të martën mbrëma, në humbjen 4:2 të Barcelonës.
Ndeshja Barcelona – Real Madrid luhet të dielën dhe i takon xhiros së 10-të të La Ligas.
Ndaj Real Madridit në dyshim janë edhe Jules Kounde dhe Eric Garcia, që morën goditje në ndeshjen e La Ligas ndaj Real Betisit.