Support TIME. Preserve the truth.
football

Neto extends contract with Chelsea

Pedro Neto

Pedro Neto e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Chelseat. 

Lajmin për vazhdimin e kontratës me sulmuesin e krahut e ka bërë të ditur të premten klubi londinez në faqen zyrtare. 

Sulmuesi portugez me kontratën e re pjesë e Chelseat do të jetë deri në verën e vitit 2032. 

“Është një moment i pabesueshëm. Që nga momenti kur erdha këtu, gjithmonë kam ndier se njerëzit këtu më kanë ndihmuar shumë. Ndihem si në shtëpinë time këtu dhe dua të arrij edhe më shumë gjëra me këtë klub. Kam përjetuar disa momente shumë të mira këtu, si pjesë e grupit, ashtu edhe në aspektin individual, dhe tani dua të përjetoj edhe më shumë momente të tilla. Jam vërtet i emocionuar, sepse besoj se së bashku mund të arrijmë shumë”, ka thënë Neto. 

26-vjeçari te Chelsea u transferua në vitin 2024 nga Wolverhamptoni për 60 milionë euro. 

Neto me Chelsean ka 108 ndeshje të zhvilluara, derisa ka kontribuar me 21 gola dhe 19 asistime.