Support TIME. Preserve the truth.
football

In Italy they write about Amir Rrahmani's mistake

Amir Rrahmani

Napoli humbi të shtunën me rezultat 1:0 nga Venezia. Amir Rrahmani gaboi në aksionin e golit të vetëm të ndeshjes.

Me gabimin e Rrahmanit janë marrë edhe të hënën mediumet në Itali. Të paktën tri prej tyre e kanë cilësuar gabimin e Rrahmanit “jashtëzakonisht serioz”.

“Më i miri në pjesën e parë. Ai shkatërroi gjithçka me pakujdesinë që e çoi Adamsin drejt lavdisë. Dhe ai e devijon me vendosmëri gjuajtjen”, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”.

“Corriere dello Sport” shkruan se Rrahmani ishte mbrojtësi më i mirë “deri në disavantazhin 1:0”. Ishte edhe sulmuesi më i rrezikshëm nga rivëniet e këndit. “Pastaj, dështimi”, shkruan mediumi italian.

Gazeta “Il Mattino” ishte më e ashpër në kritika për Rrahmanin.

“Një gabim i pafat, vetëm një. Jashtëzakonisht serioz. Jashtëzakonisht i rëndë. Naiv. Një luan deri në atë moment, i vetmi me qëndrimin e duhur. Por ai i hedh të gjitha në plehra me atë reagim”, shkruan “Il Mattino”.

Rrahmani e kishte humbur duelin me sulmuesin Akor Adams i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 49-të. 

Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli, që ka tri fitore, një barazim dhe tri humbje.