Support TIME. Preserve the truth.
football

Muriqi thanks fans, now the focus is on the Champions League

vedat  muriqi

Vedat Muriqit nuk i është dashur shumë që të sigurojë brohoritje nga tifozët e zjarrtë të Fenerbahçes.

Në ndeshjen e dytë të Superligës së Turqisë, sulmuesi i Kosovës shënoi gol dhe asistoi në fitoren 4:2 ndaj Konyasporit. Në ndeshjen e së shtunës mbrëma, Muriqi ishte prej më të mirëve në fushë. Ai ende nuk është në formën më të mirë për shkak të lëndimit që e pësoi në fillim të fazës përgatitore. Por ka shënuar, ka asistuar, ka bërë presion në mbrojtësit kundërshtar dhe e ka ndihmuar skuadrën të shënojë fitore. 

Shpërblimi – thirrja e emrit të tij nga tifozët e skuadrës.

“Jam shumë i lumtur. Kanë kaluar gjashtë vjet. Të luaj në këtë fushë, para këtyre tifozëve, të shënoj gola, të dëgjoj këta tifozë që brohorasin për mua, është vërtetë një ndjenjë madhështore. I falënderoj shumë. I falënderoj të gjithë që më dhanë këtë mundësi”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

Ai është kthyer te Feneri pasi shkëlqeu në edicionin e kaluar me Mallorcan në Spanjë.

also Muriqi hopes to rewrite history in March football Muriqi hopes to rewrite history in March

“Mund të më mungojnë golat, por kam thënë nga fillimi se nuk do të largohem asnjëherë nga lufta. Do të vazhdoj në këtë mënyrë. Humbja nga Gençlerbirligi në ndeshjen e parë ishte pak shokuese. Kjo javë ishte shumë e rëndësishme. Tifozët na kanë përkrahur nga minuta e parë. Edhe pasi kemi pranuar gol, ata na kanë përkrahur. Faleminderit për përpjekjet dhe zemrën e tyre. Tani kemi ndeshjen vendimtare me Lyonin para nesh. Shpresojmë të fitojmë atje dhe të vazhdojmë rrugën tonë duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Muriqi.

Fenerbahçe pret shumë gjatë për paraqitje në fazën e ligës, përkatësisht fazën grupore të Championsit.

Në ndeshjen e parë të plejofit barazoi me Lyonin. Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën në Francë. Muriqi ka kërkuar të mos bazohen vetëm në statistikat e një ndeshjeje. Ka thënë se do të jetë ndeshje e re në Lyon. Ai pret qasje agresive nga Lyoni në ndeshje.

“Por ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shumë të talentuar. Nëse mund të shënojmë gol në fillim të ndeshjes, varësisht nga rrjedha e lojës, do të kemi avantazh. Kemi ekip më cilësor se Lyoni. Mendoj se pas 90 minutave, 120 minutave apo pas penalltive, do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, gjë që e dëshirojmë shumë”, ka thënë Muriqi.

also Muriqi self-critical even after his 50th goal in La Liga football Muriqi self-critical even after his 50th goal in La Liga

Ai u zëvendësua nga Romelu Lukaku në minutën e 69-të.

Emra të njohur si Marco Asensio, Mason Greenwood dhe Kerem Akturkogu luajtën pas Muriqit. Në mesfushë ishin N’Golo Kante e Matteo Guendouzi. Edhe mbrojtja e Fenerit ka lojtarë të njohur, por mbetet të shihet nëse gjithë ata do të kualifikohen në Champions.