---
description: Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, është gjobitur me 28 mijë e 134 euro dhe i janë hequr gjashtë pikë nga patentë-shoferi pasi u shpall fajtor për dy sh
title: Muriq gjobitet rëndë për shkelje të rregullave në trafik
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/22/92ac89ee-ff48-40d0-87e9-c2a4939004d1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Muriq gjobitet rëndë për shkelje të rregullave në trafik

![Aro Muriq](https://resources.koha.net/images/2025/February/22/92ac89ee-ff48-40d0-87e9-c2a4939004d1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 prill 2025 16:53
- Shpërndaje në:

- 2 prill 2025 16:53
- Shpërndaje në:

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, është gjobitur me 28 mijë e 134 euro dhe i janë hequr gjashtë pikë nga patentë-shoferi pasi u shpall fajtor për dy shkelje gjatë drejtimit të automjetit.   
Muriq 26-vjeçar ka pranuar fajësinë e tij në gjykatë për drejtimin e automjetit pa sigurim dhe përdorim të telefonit.

Portieri i Ipswich Townit, që garon në Premier League të Anglisë, po drejtonte një “Bentley Bentayga” në rrugën St. Margarets të Ipswichit më 14 gusht të vitit të kaluar. 

Ai kishte shkelur rregullat e trafikut tri ditë para ndeshjes së parë të edicionit aktual në Premier League kundër Liverpoolit, në të cilën nuk u paraqit.

Muriq, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën para gjykatësve, u gjobit me 25 mijë euro për shkeljet e bëra. Fillimisht kishte ofruar një deklarim të pafajësisë, deklaratë e cila më vonë u ndryshua në një pranim të fajësisë, e cila u mor parasysh gjatë caktimit të dënimit.

Përveç gjobës, Muriq u urdhërua të paguante një shtesë prej 2392 euro si dhe 131 euro për procedurë ligjore, duke çuar totalin që i detyrohet gjykatës në 28 mijë e 134 euro.  
Ipswichi transferoi portierin e Kosovës nga Burnley në afatin kalimtar të verës së vitit të kaluar për një dëmshpërblim prej 10 milionë euro.

[Edhe ![Portieri Muriq pritet të bëjë hap prapa në karrierë](https://resources.koha.net/images/2025/August/02/06bd42e7-bf64-46ee-b1d9-18c18a598b81.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 2 gus 2025 Portieri Muriq pritet të bëjë hap prapa në karrierë](https://www.koha.net/futboll/portieri-muriq-pritet-te-beje-hap-prapa-ne-karriere)

Muriq me skuadrën elitare të Anglisë ka kontratë edhe tri vjet.

Në fillim të javës, trajneri Kieran McKenna zbuloi se Muriq kishte pësuar një lëndim në shpatullën e tij gjatë grumbullimit me Kosovën. Ai ka thënë se Muriq duhet t’i nënshtrohet një operimi që pritet ta mbajë jashtë fushës “për një periudhë prej disa muajsh”.

[#Arijanet Muriq](https://www.koha.net/tag/arijanet-muriq) [#portier](https://www.koha.net/tag/portier) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#gjobe](https://www.koha.net/tag/gjobe)

Artikuj të ngjashëm

- [![Një javë pas përjashtimit nga Kosova, Muriq shkëlqen dhe merr lëvdata](https://resources.koha.net/images/2024/September/14/c6641676-104a-4143-9bdc-08e525e99d7e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 sht 2024 Një javë pas përjashtimit nga Kosova, Muriq shkëlqen dhe merr lëvdata](https://www.koha.net/futboll/nje-jave-pas-perjashtimit-nga-kosova-muriq-shkelqen-dhe-merr-levdata)
- [![Ipswichi konfirmon ftesën e Kosovës për portierin Muriq](https://resources.koha.net/images/2024/August/29/28257a53-fd59-4bf0-85ba-d4f596aec74e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 gus 2024 Ipswichi konfirmon ftesën e Kosovës për portierin Muriq](https://www.koha.net/futboll/ipswichi-konfirmon-ftesen-e-kosoves-per-portierin-muriq)
- [![Aro Muriq e vlerëson hap të duhur kalimin tek Ispwich Town](https://resources.koha.net/images/2024/July/17/37f38a16-383b-4dc5-8d61-44a6fe814b90.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 kor 2024 Aro Muriq e vlerëson hap të duhur kalimin tek Ispwich Town](https://www.koha.net/futboll/aro-muriq-e-vlereson-hap-te-duhur-kalimin-tek-ispwich-town)
- [![Muriq zyrtarizohet tek Ipswichi](https://resources.koha.net/images/2024/July/17/04d3dd49-31b0-4f03-8aeb-5a57430247cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 kor 2024 Muriq zyrtarizohet tek Ipswichi](https://www.koha.net/futboll/muriq-zyrtarizohet-tek-ipswichi)

[Botë.]() [Rikthehen protestat e nxënësve, bllokohen disa shkolla të mesme në Paris](https://www.koha.net/bote/rikthehen-protestat-e-nxenesve-bllokohen-disa-shkolla-te-mesme-ne-paris)

[Kulturë.]() [Ukraina me aktakuzë për sulmin mbi muzeun “Hryhorii Skovoroda”](https://www.koha.net/kulture/ukraina-me-aktakuze-per-sulmin-mbi-muzeun-hryhorii-skovoroda)

[Arbëri.]() [Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-kerkon-hetime-ndaj-zyrtareve-te-perfshire-ne-rastin-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë: Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/tahiri-kerkon-debat-parlamentar-per-energjine-kosova-po-blen-rryme-me-cmimin-me-te-larte-ne-ballkanin-perendimor)

[Botë.]() [Ukraina dhe Rusia raportojnë alarme të rreme emergjence si pasojë e sulmeve kibernetike](https://www.koha.net/bote/ukraina-dhe-rusia-raportojne-alarme-te-rreme-emergjence-si-pasoje-e-sulmeve-kibernetike)

[Arbëri.]() [Seanca e ardhshme e Kuvendit të enjten nga ora 12:00](https://www.koha.net/arberi/seanca-e-ardhshme-e-kuvendit-te-enjten-nga-ora-1200)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Muriq gjobitet rëndë për shkelje të rregullave në trafik","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/muriq-gjobitet-rende-per-shkelje-te-rregullave-ne-trafik","datePublished":"2025-04-02T16:53:24+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:03+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":297,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, është gjobitur me 28 mijë e 134 euro dhe i janë hequr gjashtë pikë nga patentë-shoferi pasi u shpall fajtor për dy sh","url":"https://www.koha.net/futboll/muriq-gjobitet-rende-per-shkelje-te-rregullave-ne-trafik","keywords":"Arijanet Muriq, portier, kosova, gjobe","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/22/92ac89ee-ff48-40d0-87e9-c2a4939004d1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
