Support TIME. Preserve the truth.
football

Muçi scores a goal in Turkey

Ernest Muci

Ernest Muçi ka shënuar gol në kampionatin elitar të Turqisë të shtunën mbrëma. 

Mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë që paraqitet te Trabzonspori, e realizoi golin për 1:0 në minutën e 28-të. Në fund, skuadra e Muçit fitoi 3:0 në udhëtim te Samsunspori, në ndeshjen e xhiros së shtatë. 

Muçi u zëvendësua pas pjesës së parë. Ai ka dy gola e dy asistime në këtë kampionat. 

Trabzonspori ka 13 pikë pas shtatë ndeshjeve të luajtura.