Jose Mourinho është i bindur se Real Madridi do të jetë mirë pa Rodrin, pavarësisht se pranoi se klubi madrilen bëri ofertë shumë të mirë në tentim për ta transferuar kapitenin e Spanjës.
Rodri vendosi për rivalen e Real Madridit, Barcelonën, ndërsa transferimin nga Manchester City e kompletoi të martën. Mesfushori u transferua te Barça për 70 milionë euro.
Mourinho po e drejton Real Madridin për herë të dytë. Ai ka treguar se ka folur dy herë me Rodrin, ndërsa Madridi po shqyrtonte angazhimin e lojtarit më të mirë të Kupës së Botës. Por portugezi ndjeu se mesfushori nuk dukej i sigurt për të ardhmen e tij.
“Klubi e kontaktoi atë, por ai kishte disa dyshime”, tha Mourinho për “El Chiringuito”.
“Ajo që mendoj se ndodhi është se dyshimet e tij kanë krijuar dyshime tek unë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe ishte shumë korrekt me ne. Por mendoj se Real Madridi është i një statusi të tillë sa nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë për të qenë në klub”.
also
Kompany: Mourinho made a big mistake
Vetëm pak orë para se transferimi i Rodrit të zyrtarizohej nga Barcelona, Mourinho u prezantua zyrtarisht si trajner i Real Madridit. Ceremonia ishte e pazakontë, e mbyllur për media dhe tifozë.
Mourinho arriti marrëveshje në qershor, ndërsa nisi punën në korrik me madrilenët. Ai ka “minimizuar” rëndësinë e Rodrit për Real Madridin.
Rodri udhëhoqi si kapiten Spanjën drejt titullit të botës. Mesfushori 30-vjeçar u shpall më i miri i Botërorit. Ai për kohë të gjatë u vlerësua mesfushori më i mirë në botë. Te Manchester City luajti prej vitit 2019. Lëndimi i rëndë e frenoi pak, por në Botëror, Rodri shfaqi sërish nivelin superior.
“Nuk kam nevojë për Rodrin. Ne kemi zgjidhje, lojtarë cilësorë”, ka thënë Mourinho, që nuk mendon se Barcelona mori më të mirën nga Madridi duke nënshkruar me mesfushorin.
“Fitoret sigurohen në fushë, ato sigurohen me tituj”.
Pas edicionit të dytë rresht pa trofe, Madridi ka transferuar lojtarë si Marc Cucurella, Ibrahima Konate, Denzel Dumfries, Bernardo Silva dhe Yan Diomande.
Mourinho ka treguar se nuk planifikohen transferime të tjera.
“Nuk po them se nuk do të ketë transferime të tjera pasi afati kalimtar është ende i hapur. Por nëse më pyetni drejtpërdrejt nëse është mbyllur për Madridin, po, është mbyllur”, tha ai.
also
Prestianni denies racially abusing Vinicius, who received widespread support
Real Madridi e hap kampionatin në La Liga me ndeshjen e së shtunës ndaj Espanyolit.