Support TIME. Preserve the truth.
football

Montella not considering resignation

Vincenzo Montella

Vincenzo Montella është përballur me kritika të ashpra pas humbjes 4:1 të Turqisë ndaj Italisë.

Pas humbjes është rritur ndjeshëm presioni mbi përzgjedhësin e Turqisë, Montella.

Tifozët fishkëllyen Montellan dhe kërkuan që italiani të largohet nga posti i përzgjedhësit.

Megjithatë, 52-vjeçari Montella nuk e ka në plan dorëheqjen. 

Ai tha se nuk po mendon për largimin dhe kërkoi që skuadra të mos gjykohet vetëm në bazë të kësaj ndeshjeje.

“Dorëheqje? Absolutisht që nuk po mendoj të largohem. E ndiej mbështetjen e djemve dhe asnjëherë nuk e kam menduar largimin, edhe kur kam pasur oferta interesante. Kemi arritur deri këtu së bashku dhe jam i motivuar të vazhdoj”, ka thënë Montella. 

Humbja ndaj Italisë ishte e dyta radhazi për Turqinë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Turqia është mposhtur edhe nga Franca me rezultatin 1:0. 

Montella ka kontratë me Turqinë deri në verën e vitit 2028. 

Ai u emërua selektor i Turqisë në muajin shtator të vitit 2023.