Mitrovica ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë kualifikues të “Europa Cup” për klubet e futbollisteve.
Shorti i tërhequr të martën në mesditë ka përcaktuar që Mitrovica të luajë me skuadrën ukrainase, Metalist 1925.
Në short, Metalist Kharkivi ishte bartës, ndërsa Mitrovica në mesin e skuadrave jo bartëse. Ndeshja e parë luhet në Kosovë më 26 gusht, ndërsa në ndeshjen e dytë Metalisti është vendas. Kjo ndeshje do të luhet në terren neutral.
Ky është vetëm edicioni i dytë i “Europa Cup”, niveli i dytë kontinental për klubet e futbollisteve.
Mitrovica u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. U ndal në gjysmëfinale nga Branni norvegjez. Për vend të tretë më pas e mposhti Ferencvaroshin dhe kështu siguroi kalimin në “Europa Cup”.
also
Mitrovica's female footballers have big goals in Budapest
Në raundin e parë kualifikues të Championsit, Mitrovica kaloi kampionin e Moldavisë dhe atë të Bullgarisë.
Tani synon sukses edhe në “Europa Cup”.