Lionel Messi ka prezantuar fanellën speciale që pritet ta veshë në ndeshjen përshëndetëse me përfaqësuesen e Argjentinës.
Fanella është dizajnuar me ngjyrat tradicionale të ish-kampiones së botës, ndërsa vëmendje të veçantë marrin detajet në ngjyrë të artë.
Emri i Messit dhe numri dhjetë janë të vendosur me të artë, si dhe disa pjesë të jakës dhe mëngëve.
Në fanellë është përfshirë edhe simboli i diellit, i cili është pjesë e flamurit argjentinas.
Legjenda e Barcelonës e ka prezantuar fanellën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një mesazh për ndeshjen e fundit me Argjentinën.
Argjentina do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, kundër Bolivisë më 30 shtator, Burkina Fasos më 3 tetor dhe tri ditë më pas ndaj Beninit, kur edhe do të jetë ndeshja përshendetëse e Messit.