Support TIME. Preserve the truth.
football

Mbappe, the target of a gang's plan

Kylian Mbappe

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ishte një nga objektivat kryesorë të bandës së rrezikshme franceze të udhëhequr nga një 18-vjeçar i njohur si “Lester Z”.

Gazeta prestigjioze “Le Parisien” ka raportuar se i dyshuari në fjalë është Clement L., një 18-vjeçar i burgosur për grabitje të armatosur dhe prostitucion. Gjatë qëndrimit në burg ai u zbulua duke planifikuar të rrëmbente 26 persona - futbollistë, reperë dhe biznesmenë të pasur. 

Nga qelia e tij në burg, i riu jepte urdhra nëpërmjet “Snapchat” me pseudonimin “Lester Z”. Adresat e këngëtarëve, futbollistëve dhe biznesmenëve, të gjithë shumë të pasur, u nxorën nga dy telefonat e tij. 

“Ky i ri ishte tashmë në burg për vepra të rënda penale dhe tani është i përfshirë në një çështje të re që ka të bëjë me një reper dhe futbollist të njohur. Vetëm izolimi mund ta bëjë atë të kuptojë gjërat, duke pasur parasysh se ai bën një jetë të çorganizuar dhe kriminale”, pohoi prokurori publik këtë të mërkurë në mëngjes para dhomës së hetimit në Versailles, shkruan “Le Parisien”.

Gjatë marrjes në pyetje, i akuzuari, i cili e la shkollën në vitin e parë të një kursi profesional gatimi, tha se shpresonte të përfundonte shkollimin dhe të punonte si kuzhinier një ditë, pavarësisht akuzave të rënda kundër tij.