Manchester City ka arritur marrëveshje të vlefshme prej 100 milionë eurove për transferimin e mesfushorit 18-vjeçar të Lillet, Ayyoub Bouaddi, ka raportuar “BBC” të dielën.
Më herët gjatë kësaj jave, mediumi i njohur anglez raportoi se klubet janë në bisedime të avancuara për transferimin e reprezentuesit të Marokut.
Bouaddi te City transferohet si zëvendësues i Rodrit, që iu bashkua Barcelonës, ndërsa mesfushori tjetër Tijjani Reijnders, iu bashkua Al-Qadsiahs në Arabinë Saudite.
City e ka transferuar edhe Elliot Andersonin nga Nottingham Foresti.
Bouaddi impresionoi me paraqitje në Kupën e Botës për Marokun, që shkoi deri në çerekfinale të turneut.