Support TIME. Preserve the truth.
football

Maldini and Leonardo resign

Leonardo - Maldini

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqje nga funksionet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit, raportoi “Sky” të hënën mbrëma.

Maldini e Leonardo largohen vetëm 16 ditë pasi nisën punën në Federatën italiane. Maldini si drejtor teknik ishte ngarkuar me përgjegjësinë për të sjellë rend në përfaqësuese.

Leonardo ishte në pozitën e këshilltarit të Maldinit.

Vendimi për të dhënë dorëheqjen vjen menjëherë pasi ish-lojtari i italisë, Andrea Pirlo, tha se nuk ishte më kandidat për të drejtuar ekipin italian të futbollit. 

Pirlo kishte qenë zgjedhja kryesore e Maldinit për punë pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën e federatës. 

Raportohet se Roberto Mancini do të jetë përzgjedhës I Italisë, pasi Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen.