Futbollisti shqiptar, Erald Maksuti, ka shënuar gol në kampionatin elitar të Rusisë.
Maksuti ia siguroi një pikë Akhmat Groznyt në xhiron e parë të elitës ruse të futbollit.
22-vjeçari e shënoi në minutën e 83-të golin e barazimit 1:1 ndaj Lokomotivës së Moskës. Në fushë u inkuadrua në minutën e 78-të.
Klisman Cake kompletoi takimin.
Sulmuesi Maksuti iu bashkua Akhmat Groznyt nga Flamurtari i Vlorës në fillim të këtij muaji, ndërsa të dielën shënoi golin e parë me fanellën e klubit rus.
Similar articles