Support TIME. Preserve the truth.
football

Player contacted by Kosovo and Albania, invited to Switzerland U21

Alex Free

Përzgjedhësi i Zvicrës U21 në futboll, Alex Frei, ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për fazën e fundit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2027 në Shqipëri e Serbi. Për ndeshjen në Lugano kundër Luksemburgut të premten dhe dy ndeshjet në Islandë dhe Francë, Frei ka zgjedhur 25 lojtarë. Në mesin e dyte edhe një futbollist të kontaktuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin e huazuar te Vaduzi nga Young Boys. Babai i Dalipit është nga Presheva, ndërsa futbollisti nënën e ka nga Portugalia.

20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka plot shtatë asistime në Superligën e Zvicrës.

Është hera e parë që Dalipi ftohet nga Zvicra U21. Më herët ka luajtur gjashtë ndeshje për Zvicrën U20 dhe tri ndeshje për Zvicrën U18.

Labinot Bajrami e Dorian Derbaci kthehen në skuadrën e Zvicrës U21.

Është ftuar po ashtu edhe Samuel Krasniqi.