Support TIME. Preserve the truth.
football

Llapi introduces another footballer before the match with Gjilan

Lab

Llapi ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar veror.

Të enjten e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të lindur në Modena të Italisë, por me prejardhje nga Togo, Kevin D’Almeida.

Almeida është 21-vjeçar, i gjatë 190 centimetra.

“D’Almeida është formuar në Itali ku ka qenë pjesë e akademive të Bologna dhe Reggiana, ndërsa karrierën profesionale e ka vazhduar në Austri, Estoni, Slloveni dhe Bullgari”, ka shkruar Llapi ndër të tjera.

D’Almeida pjesë e Llapit do të jetë deri në vitin 2029.

Llapi të dielën luan ndaj Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 16:30.