Support TIME. Preserve the truth.
football

Liverpool scores first Premier League win

Alexander Isak

Liverpooli e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Premier Leaguen angleze. 

Liverpooli të premten mbrëma në udhëtim e mposhti Ipswich Townin me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së tretë. 

Të dy golat e fitores për “të kuqtë” i realizoi sulmuesi suedez, Alexander Isak. 

Qendërsulmuesi Isak golin e parë e realizoi në minutën e gjashtë, kurse tre minuta më pas e shënoi të dytin. 

Në të dy golat e Isakut asistoi sulmuesi holandez, Cody Gakpo. 

Te Liverpooli debutoi sulmuesi që u transferua nga PSG-ja, Bradley Barcola. 

Liverpooli në dy ndeshjet e fundit kishte dy barazime.

Ndërkohë për Ipswichin ishte disfata e dytë radhazi. Ka edhe një fitore.